
Vllaznia vijon të jetë në kërkim të kthesës në kampionat, teksa pas pesë javësh kuqeblutë ende nuk kanë marrë asnjë fitore dhe ndodhen në vendin e fundit të renditjes. Për një skuadër që prej 25-vitesh nuk ka mundur të rikthehet te titulli kampion, ish-futbollistë, trajnerë dhe figura të njohura të futbollit shkodran shohin probleme që shkojnë përtej rezultateve. Ish-futbollisti dhe trajneri i Vllaznisë dhe Kombëtares, Astrit Hafizi, është kritik për mënyrën se si po luan skuadra kuqeblu. Sipas tij, Vllaznia ka humbur identitetin dhe nuk po shfaq në fushë karakteristikat që e kanë dalluar ndër vite.
Në të njëjtën linjë, janë edhe ish-kampionët e Vllaznisë, Hysen Zmijani dhe Armando Cungu, të cilët komentuan situatën e klubit, duke kërkuar ndryshime dhe një reagim të menjëhershëm për të rikthyer skuadrën në rrugën e rezultateve.
Ndërkohë, një tjetër këndvështrim vjen nga ish-arbitri shkodran, Mhill Shkëmbi. Ai ngre çështjen e arbitrimit dhe vlerëson se Vllaznia është penalizuar në disa raste, veçanërisht gjatë sezonit të kaluar.
Kritikat vijnë pas një momenti delikat të kuqebluve, të cilët pas pesë javësh kanë vetëm dy pikë dhe ende nuk kanë provuar fitoren.
https://youtu.be/76Xmq3qKbvs


