Sipas agjencisë së mbrojtjes civile, të paktën 2.189 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 12.200 të tjerë janë plagosur pas tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin.

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud, në një thellësi prej 10 kilometrash. Sipas autoriteteve, tërmeti la rreth 30.000 familje pa shtëpi.

Haiti, i cili ka pësuar shkatërrime dhe dridhje të mëdha, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Një nga tërmetet më vdekjeprurës në botë në shekullin e fundit ndodhi në Haiti më 12 janar të vitit 2010.

Sipas shifrave zyrtare, 316.000 njerëz vdiqën dhe 300.000 u plagosën në tërmetin me magnitudë 7.0 që goditi jugun e vendit. Rreth 1.3 milion njerëz mbetën të pastrehë si pasojë e tërmetit.

Artikulli paraprakNGA MËNGJESI DERI NË DARKË – SA GOTA ME UJË DUHET TË PINI
Artikulli tjetërBRATAJ PUBLIKON STUDIMIN PËR COVID-IN: TË INFEKTUARIT E VAKSINUAR DHE TË PA VAKSINUAR KANË TË NJËJTËN NGARKESË VIRALE