“Pozitat e shqiptarëve në Malin e Zi është përmirësuar por vetë partitë politike të shqiptarëve atje duhet të jenë më të bashkuar”.

Apeli vjen nga ish-kryetari i komunës së Ulqin Gëzim Hajdniga dhe ish-ministër për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi. Hajdinaga tregon edhe kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi që kanë të bëjnë me punësimin në administratë dhe decentralizimin. Një sfidë për shqiptarët e Malit të Zi patjetër që mbetet respektimi i të drejtave të tyre në një shtet demokratik. Shqiptarët e Malit të Zi, të vendosur në disa qytete të shtetit fqinj ende nuk janë pozitat më komode të mundshme sa i përket respektimit të të drejtave të tyre apo përfaqësimit kudo në shoqëri.