Politikani dhe shkrimtari francez, Azouz Begag, vjen në gjuhën shqipe me librin e tij. Është përkthyesi Kostandin Pula, i cili sjell në dy forma të ndryshme librin e xhepit të autorit të njohur francez.

 

“Hajdutët e Bibliotekës dhe Gjahtarët e Yjeve”, një libër xhepi i ndarë në dy pjesë, i cili ka të përfshirë gjini të ndryshme. Vjen me mesazhe, në të parën hajdutët e librave kthehen në lexues të tyre. Tek e dyta, një fantazi e plotë, në gjahun e yjeve.

 

“Hajdutët e Bibliotekës dhe Gjahtarët e Yjeve” është i pari libër që vjen në shqip në dy forma. Lexuesit kanë mundësi të lexojnë jo vetëm përkthimin në shqip, por edhe formën origjinale frankofone. Sigurisht, për të gjithë ata që duan të bëjnë edhe një krahasim të përkthimit.

 

Ky është përkthimi i parë i Kostandin Pulës, ndërsa në vazhdim shprehet se do të ketë edhe libra të tjerë që do të vijnë në shqip. Për një pjesë prej tyre, puna ka filluar, gjithmonë përkthime nga frengjishtja.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHET MALAZEZI QË KËRKOHEJ PËR VRASJE
Artikulli tjetërNË QYTET, PA RRUGË E KANALIZIME