Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një familje ka rënë pre e grabitjes.

Siç raportohet, në banesën e Alim Muhos në fshatin Luzat kanë hyrë tre persona, të cilët janë prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 200 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës. Grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u janë prezantuar si efektivë.

I moshuari ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të. Policia po shoqëron disa persona banues ne këtë fshat për zbardhjen e plotë.

Artikulli paraprakE RËNDË, VETËVARET NË BANESË 81-VJEÇARJA
Artikulli tjetërME FOTOT NGA VIZITA NË SHQIPËRI, DUA LIPA URON SHQIPTARËT PËR FESTËN E FLAMURIT