Një i ri shqiptar ka tentuar të vjedhë një banesë, por planet e tij janë prishur teksa ka parë pronarin e shtëpisë.

Sipas medieve italiane, 22-vjeçari me origjinë shqiptare kishte planifikuar të vidhte një banesë, por gjatë kohës që ka hipur në dritare ka vënë re pronarin dhe më pas ka rënë nga lartësia duke marrë plagë në trup. Pronari sapo ka pikasur hajdutin ka njoftuar menjëherë policinë dhe kjo e fundit e ka shoqëruar shqiptarin në spitalin San Fermo della Battaglia në Como, ku po mjekohet.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur dhe sekuestrimin e veglave që ka pasur shqiptari me vete të cilat do i përdorte për të hapur dyert e banesës që do të vidhte.

Artikulli paraprakSTARTON PËR HERË TË PARË “KAMPIONATI I HANDBOLL”
Artikulli tjetërFRIKË DHE TENSION, 1 DITË PAS PËRLESHJES NË BASHKI, FORCAT SPECIALE RRETHOJNË PESHKOPINË