Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke iu referuar komenteve mbi zgjedhjet thotë se opozita duhet të ketë turp për kapjen në flagrancë të blerësve të kartave para votimit dhe denoncimin që po i bën blerjes masive të votës tani pas votimit. Duke vijuar ironinë, ai shkruan se hajduti i nuk gjykohet se quhet fitues.

“Pra morali i fabulës analitike “të pavarur” është se Opozita duhet të ketë turp për:
– kapjen në flagrancë të blerësve të kartave, para votimit.
– denoncimin që po i bën blerjes masive të votës, tani pas votimit.

Ndërsa hajduti nuk gjykohet se quhet fitues.

Pra kush flet duhet të ketë turp, ndërsa kush vjedh i bëftë mirë. Kush flet duhet dorëhiqet, kush vjedh iu shtofshin duart..!!

Ky është në fakt morali që justifikon çdo formë korrupsioni”, shkruan Manjani.