Tentativa e çiftit nga Vlora tre ditë më parë për të grabitur një argjendari në Shkodër dhe pamjet e momentit kur u hedhin derdorand apo spraj pronarëve, por në fund nuk arritën të merrnin asgjë, bëri xhiron e rrjetit.

Hajdutja ishte Anisa Hoxhaj dhe i fejuari i saj nga Vlora. Por udhëtimi i çiftit nga Vlora në Shkodër për të bërë grabitjen nuk paska qenë rastësi, por duket se ishte i planifikuar mirë, pasi nuk e kishin për herë të parë.

Një shqiptar nga Zvicra denoncoi në redaksinë e televizionit Abcnews se Anisa Hoxhaj është hajdute profesioniste.

Ai thotë se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

Artikulli paraprakPRIMARET E BERISHËS/ DEPUTETI DEMOKRAT: FARSË, EMRAT E FITUESVE TË PARACAKTUAR!
Artikulli tjetërPRIMARET SHKODER, TE TJERA REZULTATE NGA NUMERIMI I VOTAVE