5 të arrestuarit lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Bajram Hajri, Leonard Hajri (babë e bir), Elton Hajri , Olsi Turja dhe Festim Bexhdili kanë depozituar kërkesën për liri e cila do të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në datën 19 shkurt. Ndërkohë gazetari Arsen Rusta raporton se javën e ardhshme, gjykata të caktojë ndaj tyre një tjetër masë sigurie, pasi tashmë ata po hetohen si grup i strukturuar kriminal.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një muaj më parë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i Bajram Hajrit, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz ku u dërgua pengu Jan Prenga.

Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin ‘Golden’ në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri.

Ky i fundit i ka shpëtuar drejtësisë në shumë raste, edhe për tentativën e vrasjes së fqinjit të tij pasi dyshohet se nuk i shlyeu detyrimin për punët hidraulike që ai kreu në kompleksin ‘Golden’ e cila nga 7 vjet në shkallë të parë u rrëzua si dënim nga Apeli, Altin Hajri merr goditjen e parë pasurore nga struktura Anti-KÇK e cila sipas ligjit vë në filtër edhe pasuritë që janë në emër të personave të afërm.