Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar një mbledhje me strukturat drejtuese të policisë së Lezhës mbremjen e së hënës. kreu u policisë së shtetit Haki Çako, ka mbajtur një me drejtorin Policisë në Lezhë, Bledar Çeliku.

Në këtë takim u diskutua për hetimet rreth vrasjes së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Mësohet nga burime, se kreu i policisë së shtetit ka kërkuar nga policia e Lezhës një analizë të hollësishme për atentatin ndaj Ndokës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar më shumë informacion për vrasjen e 48 vjeçarit.

Por ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun e ngjarjes dhe cilët autorë fshihen pas vrasjes së 48 vjeçarit. Aleksandër Ndoka u vra me breshëri kallshnikovi orët e para të së shtunës në hyrje të shtëpisë. Atentatorët, duke përfituar nga errësira dhe mungesa e ndriçimit në rrugë u larguan pa lënë gjurmë. Kurse trupi i viktimës u gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët e tij.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, SHPERBLEHEN USHTARAKET DHE POLICËT
Artikulli tjetër27 VITE NGA THEMELIMI I PARTISË DEMOKRATIKE