Forumi rinor eurosocialist i Shkodrës, një strukturë e partisë socialiste ashtu si edhe vetë PS ditët e fundit ka nisur riorganizimin e saj. Kryetarja e FRESH në Shkodër Xheni Halili flet për mbledhjet e para që janë zhvilluar.
Të rinjtë duhet t’i bashkohen FRESH-it thotë Halili sepse zëri i tyre do të dëgjohet ndërsa bën thirrje që tek të rinjtë të ndryshojë fryma dhe të mos shkohet në bazë të ideologjisë së familjeve.Sa i përket rioganizimit të socialistëve të Shkodrës, kryetarja e FRESH thotë se ka ardhur koha që baza e PS të mos anashkalohet dhe struktura e forumit rinor të vlerësohet më shumë.