Në javën e praktikave profesionale, është organizuar sot takimi I radhës në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Shkodër ku nxënësit zhvillojnë praktikat e tyre profesionale. Drejtorja e shkollës, Merita Zeneli u shpreh se synimi I këtij takimi është rritja e cilësisë në praktikën profesionale për të rinjtë.
Drejtorja Zeneli foli edhe për rëndësinë e realizmit të praktikave në ambientet e shkollës.
Në kuadër të javës së praktikave profesionale, shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ka zhvilluar një sërë aktivitetsh të ndryshme, ku ish nxënësit kanë ndarë historite e tyre të suksesit në biznese ndërsa janë zhvilluar edhe konkurse mes tyre.