Mbrenda muajit maji shkolla teknologjike “Hamdi Bushati” pritet te ndryshoje plotesisht fale rikonstruksionit rrenjesor qe po realizohet.

Drejtoresha Jasmina Lumanaj thote se kjo nderhyrje ishte e domosdoshme ndersa shpreson qe me permiresimin e gjendjes se godines vitin e ri shkoller te rritet me shume numri i nxenesve. Nderkohe zhvendosja e nxenesve prane shkolles “Arben Broci” eshte shoqeruar me veshtiresi sidomos per sa i perket zhvillimit te praktikes mesimore. Rikonstruksionin e kësaj shkolle ka filluar ne muajin tetor, me fondin prej 85 milion leke te akorduar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise. Kjo ne funksion te strategjisë për fuqizimin dhe modernizimin e arsimit profesional, sipas standardeve bashkëkohore ne përshtatje me kërkesat e tregut te punës.

Artikulli paraprakNDËRHYRJE E RRALLË KIRURGJIKALE NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPUKE, PLANI VENDOR, GJONAJ FTON QYTETARËT