Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” organizoi sot Ditën e Dyerve të Hapura me qëllim nxitjen e nxënësve të ciklit 9-vjeçar të zgjedhin këtë shkollë për të ndjekur studimet e tyre në të ardhmen dhe orientimin drejt arsimit profesional.
Dita e Dyerve të Hapura u shoqërua edhe me panairin e ushqimeve dhe punimeve artizanale të përgatitura prej nxënësve të kësaj shkolle.
Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” ofron studime në tre degë kryesore: Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizëm dhe Tekstil-Konfeksion. Shkolla dallohet në mënyrë të veçantë për infrastrukturën e mirë me klasat dhe laboratoret e saj në kushte bashkohore.

Artikulli paraprakMIRATOHEN 6 PËRFITUESIT E PARË NGA PAKETA E MALEVE NË THETH
Artikulli tjetërVIJON DEPOZITIMI I MBETURINAVE NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË