Ky është një shtetas shqiptar i cili edhe pse invalid i duhet të dalë në Malin e Zi për të punuar në ndërtim sepse në shtëpi ka 5 anëtar por nuk u lejua që të kalojë sepse nuk plotëson kriteret ndaj COVID-19.

Ky punëtor por edhe të tjerët si ai as në ditën e dytë nuk u lejuan që të kalojnë në doganën e Hanit të Hotit për shkak se nuk plotësonin kriteret e vendosura nga pala malazeze si masa ndaj COVID-19 duke i thënë se duhet të bënin tamponin e shpejtë që kushton 20 euro në doganë.

Punëtorët thonë se çmimi prej 20 euro i testit të shpejtë anti covid i vlefshëm për 48 orë është i papërballueshëm sepse 20 euro kanë ditën e punës. Edhe në ditën e dytë punëtorët zhvilluan një protestë në doganën e Hanit të Hotit por pa tensione sepse të pranishëm ishin dy furgona policie.

Disa punëtorë edhe pse të vaksinuar dhe me certifikatën e vaksinimit në dorë nuk janë lejuar që të kalojnë duke mos ua njohur.

Në ditën e dytë ka qenë edhe pala shqiptare në doganën e Hanit të Hotit që nuk i ka lejuar punëtorët që të kalojnë ndërsa një ditë më parë ishte vetëm pala malazeze. Këta punëtorë kanë afro 10 vite që punojnë në Malin e Zi në sektorin e ndërtimit duke mbajtur familjet e tyre por prej dy ditësh janë bllokuar duke i vënë në vështirësi ekonomike.

Artikulli paraprakPAS PËRJASHTIMIT, BERISHA NIS AKSIONIN KUNDËR BASHËS, MBLEDH NESËR DEMOKRATËT E TIRANËS! FRPD KËRKON REFERENDUM: KRYETARI SHKELI STATUTIN
Artikulli tjetërTRE LËKUNDJE TËRMETESH NË KOPLIK, MË I FUQISHMI 4 BALLË