DYSHOHET SE KLANDESTINËT KANË HYRË NGA KUFIRI ME GREQINË. 45 klandestinë sirianë që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi janë ndaluar nga policia e kufirit dhe migracionit në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër. 

Ky operacion i organizuar nga policia kufirit në bashkëpunim me uniformat blu te komisariatit të Shkodres erdhi pas informacionit të marrë në rrugë zyrtare. Dyshohet se klandestinët kanë hyrë nga kufiri me Greqinë dhe janë shoqëruar nga persona ende të paidentifikuar deri në Han te Hotit. Pas marrjes në pyetje të tyre pritet të mësohen më shumë detaje rreth lëvizjes së tyre dhe kush i ka shoqëruar. Klandestinët, kryesisht nga Siria e kanë përdorur shpesh vendin tonë si tranzit për tu kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian

Artikulli paraprak1 MAJI, DITË PROTESTE POR SHKODRANËT FESTOJNË
Artikulli tjetërSI LINDI 1 MAJI, DITA BOTËRORE E PUNËTORËVE