Nje tjeter sasi e konsiderueshme droge eshte zbuluar mbremjen e kesaj te shtune, e fshehur ne nje kamion, behet fjale per 17 kg heroine, dhe kishte si destinacion final Malin e Zi.

Droga e cila ishte e mbeshtjelle me natriban, e ndare ne 34 pako, ishte fshehur ne serbratorin e nje kamioni. Gjithçka u pikas ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit. Mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative, bazuar dhe ne analizen e riskut, kamioni me targa shqiptare e drejtuar nga nje shofer vlonjat, kaloi per kontroll ne vijen e dyte dhe pas dyshimeve per droge u soll ne portin e Durresit.

Pas kontrolleve te bera me skaner u zbulua sasia prej 17 kg heroine. Nga sa mesohet, shoferi nga Vlora, i identifikuar si S.Paja ka mohuar qe te kete dijeni.

Policia jep njoftimin zyrtar per drogen e kapur ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit:

“Parandalohet dhe goditet nje tjeter tentative per trafikim te drogave te forta. Parandalimi nga strukturat hetimore te DVP Shkoder, ne bashkepunim me strukturat e Policise Kufitare Shkoder. Sekuestrohen rreth 17 kilograme lende narkotike e dyshuar heroine.
Me date 26 qershor, strukturat hetimore te Drejtorise Vendore te Policise Shkoder, ne bashkepunim me strukturat e Policise Kufitare te DVKM Shkoder, ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative, bazuar dhe ne analizen e riskut, kane kaluar per kontroll ne vijen e dyte, ne piken e kalimit kufitar Hani i Hotit, nje kamion me targa shqiptare qe po qarkullonte per ne drejtim te Malit te Zi.

Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine. Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike. Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drogave te forta”, thuhet ne njoftim.