
Pas rikonstruksionit të plotë, galeria e artit në Lezhë ka hapur dyert për artistet dhe vizitoret. I gjithë ambjenti i cili ndodhet në katin e parë të pallatit të kultures “Ded Ndue Lazri” është rinovuar, ku krahas vendosjes së kornizave të reja dhe ndriçimit modern, janë restauruar të gjitha veprat dhe skulpturat te cilat kishin pësuar dëmtime.
Ky ndryshim e ka kthyer galerinë e artit në Lezhë në një qendër të vërtetë të kulturës dhe krijimtarisë, duke i dhënë vemendjen që meriton.
Ky ambjent i transformuar terësisht do të jetë në dispozicion të të gjithë artisteve të artit pamor, thotë përgjegjësja e Pallatit të Kultures “Ded Ndue Lazri” Elona Kamshi.
Galeria e artit në Lezhë ka në fond prej 86 pikturash dhe skulpturash, ku me një hapësirë të rinovuar, vepra të përkujdesura dhe një përkushtim ndaj pasurimit të trashëgimisë artistike, është kthyer në një destinacion ideal për të gjithë ata që duan të zbulojnë dhe të përjetojnë bukurinë e artit.