Pasi Kuvendi ka votuar shtyrjen e afateve të vettingut, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Shqipëri.

Me një postim në Twitter ambasada e SHBA e kanë konsideruar këtë një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vettingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian. SHBA do t’ju mbështese gjithmonë në këtë rrugë të rëndësishme.”

Më herët miratimin në Kuvend e kanë përshëndetur dhe ambasadorët e BE dhe Gjermanise Ata e kanë cilësuar këtë një vendim të rëndësishëm që do t’i hapë rrugë Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Artikulli paraprakBASHA FLET PAS DËSHMISË NË SPAK: I TREGOVA PROKURORËVE BELGË GATISHMËRINË TIME, PD ZOTOHET TË LUFTOJË KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Artikulli tjetërNIS MBLEDHJA E KRYESISË SË PS, FUSHATA E ZGJEDHJEVE TË 6 MARSIT NË FOKUS TË DISKUTIMEVE