240 mësues janë çertifikuar pas trajnimeve për drejtorë të shkollave të arsimit parauniversitar duke u bërë kështu brezi i pestë që marrin pjesë në programet e shkollës së drejtorëve. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se shumë shpejt do të hapen 200 pozicione drejtuese në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të vendit.

Nga fillimi i programit të trajnimit nga Shkolla e Drejtorëve, prej nëntorit të vitit 2019, janë çertifikuar 857 mësues. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ka mundësuar një standard të ri për trajnime dhe çertifikime për mësuesit dhe edukimin e tyre në vazhdim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPSIKOLOGIA: TEKNOLOGJIA NXIT BULLIZMIN
Artikulli tjetërNË RADHË PËR SHPËRBLIMIN E FUNDVITIT