Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.
Administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë, aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online.
Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.
Pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit thuhet ne njoftimin e administrates tatimore
Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA.






