MOLLCA: NUK JEMI NË NJË SITUATË ALARMANTE POR SITUATA PO MONITOROHET. Fshati Obot në Shkodër po i trembet një përmbytjeje të mundshme të shkaktuar nga shkarkimet e Hidrocentralit të Vaut të Dejës. Si pasojë e shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejes është raportuar se ka prezencë të ujit edhe në fshatin Obot. Në disa toka bujqësore të fshatit Obot në Shkodër ka filluar të ketë prezencë të ujit pas tri ditëve shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës.

Por kryetari I Komunes Ana e Malit, Xhevat Mollca ne nje prononcim per mediat ka sqaruar situaten aktuale e cila nuk paraqitet alarmante, por rreziku I permbytjeve ne rast te shtimit te shkarkimeve është I madh. I pranishem ne kete komune gjate se henes ka qene edhe drejtori I HEC Vau Dejes I cili ka pare nga afer situatën e cila eshte krijuar si rezultat I shkarkimeve nga ky hec. Megjithatë drejtuesit e Hidrocentraleve kanë thënë se shkarkimet janë të kontrolluara dhe se bëhen vetëm nga një portë dhe aktualishte po shkarkohet 450 metër kub ujë për sekond. Aktualisht mësohet në rrethin e Shkodrës nuk po bien reshje shiu cka pritet te ndikojë për mirë në këtë situatë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/LJ2MEonGLPU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]