
Shkolla artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër ka hapur fazat e regjistrimit dhe konkursve për nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta. Drejtori Anton Kaftalli bën të ditur se program pilot I regjistrimit online ka krijuar disa probleme pasi shkolla artistike nuk ka të njëjtën mënyrë funksionimi me shkollat e përgjithshme në vend.
Nga ana tjetër, drejtori Kaftalli shton se pozitiv sa i takon regjistrimit online është se sistemi lejon fëmijët të regjistrohen në këtë shkollë pavarësisht zonës së banimit.
Vitin shkollor që përfundoi, drejtori e vlerëson si shumë të vështirë, por edhe të sukseshëm pasi studentët janë ndarë me rezultate pozitive në provime.
Regjistrimin e fëmijëve në shkollën artistike “Prenkë Jakova” drejtori Anton Kaftalli e cilëson jo vetëm si mundësi për përgatitjen e mirë të muzikanëtve apo artistëve, por edhe mundësi përgatitje dhe edukimit të brezit të ri me artin dhe kulturën, duke I bërë ata qytetarë të plotësuar në shumë fusha.






