Hapesirat publike apo qendrat e posaçme ditore për të moshuar ku mund të kalojnë disa orë ndryshe në shoqërinë e njëri- tjetrit dhe pse jo të konsumojnë një kafe apo çaj me çmim të reduktuar në Shkodër mungojnë.

Në pamundësi për të pasur një mjedis të tillë pensionistët dalin për shëtitje në ato pak parqe që ka në qytet edhe pse tani në stinën e dimrit i ftohti i kufizon për të lëvizur. Të pyetur nga Star Plus pensionistët shprehen se kjo kategori është lënë në harresë.

Këto probleme të kësaj shtrese nuk janë asgjë më shumë se realiteti i hidhur me të cilin përballemi çdo ditë kundo në të gjithë Shqipërinë.