Pas katër vitesh pune intensive për të artikuluar një situatë ku imazhi dhe struktura nuk janë neutrale, por dëshmi faktike të historisë, punës, përfaqësimit, kushteve aktuale dhe hierarkive sociale, artisti lezhjan Kevin Jaku, në bashkëpunim me Aron Nokën nga Burreli, prezantuan ekspozitën e tyre të parë.Punimet përfshijnë 12 vizatime në stilin hiperrealist, një video, si dhe 7 punime në xham të thyer, me instalacione të mirëkonceptuara që përmbajnë hekur dhe materiale minerale. Secili prej artistëve merr në shqyrtim një terren bashkëkohor shqiptar dhe global, ku imazhi, nënshtresat e tij, konteksti dhe struktura prodhojnë tension si përvojë personale dhe kolektive, ndërsa mesazhi që synojnë të përcjellin është që të mos ndalojmë, por të ecim përpara.
Kuratori i ekspozitës Genti Gjikola dhe Rektori i Universitetit të Arteve Erald Bakalli vlerësuan maksimalisht punën dhe qasjen konceptuale të dy artistëve të rinj.
Ekspozita e titulluar “EC \ DON’T STOP!” do të qëndrojë e hapur deri të enjten, e 5 shkurtit, në Galerinë FAB në Tiranë, ndërsa që në ditën e parë pati interes të lartë nga publiku.

Artikulli paraprakAKTIVITET PËR 70 VJETORIN E BRUNO SHLLAKUT
Artikulli tjetërRRITJA E PAGAVE TË GJYQTARËVE, SHOQATA E PROKURORËVE: DEBATET PUBLIKE QË LIDHEN ME DREJTËSINË DUHET TË JENË TË BALANCUARA