Në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” u hap ekspozita personale e çiftit të fotografëve Safet e Gjylzade Dokle. Një koleksion I cili iu dhurua muzeut “Marubi” vitin e kaluar me mbi 20 mijë negativë të ruajtur nga I biri I fotografëve ndër vite. Drejtori I muzeut, Luçian Bedeni dhe kuratori Lek Gjeloshi tregojnë për përmbajtjen e këtij koleksioni dhe veçantinë që ka.

Nipi I Safet e Gjylzade Dokle ka një falenderim për drejtuesit e muzeut të cilët e
Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore të asaj kohe.

Ky koleksion, i cili përbëhet nga rreth njëzetmijë negativë, është më i madhi i dhuruar mbas viteve ’90-të në arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Ekspozita I dedikohet përmasës etnografike dhe ezoterizmit që ajo ofron tanimë si fluks imazherik.

Artikulli paraprakVLERËSOHEN INFERMIERËT MË TË MIRË NË LEZHË
Artikulli tjetërDIGJEN MBETURINAT, TYMI MBULON FUSHË- MAMURRASIN