Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër përmes një ekspozite të titulluar “Retrospektivë e arkitekturës në kalk” në shtëpinë muze të Pashko Vasës ka paraqitur disa

prej punimeve më të mira të ish-punonjësve ndër vite të kësaj drejtorie të cilët kanë hartuar projektet e restaurimit të monumenteve të ndryshme të kulturës. Drejtorja rajonale e Kulturës Majlinda Laçaj shprehet se kjo ekspozitë është një formë vlerësimi për punën e hartuesve të këtyre projekteve.

Ekspozita vjen gjithashtu si ballafaqim I evolimit të teknologjisë për harimin e këtyre projekteve, ndërkohë që vite më parë I gjithë procesi I punës përfundohej me dorë.

Drejtorja Laçaj bën të ditur se ndërkohë vazhdon puna për rikonstruksionin e disa objekteve të trashëgimisë kulturore.

Kjo ekspozitë u hap në kuadër të Ditës Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, e shpallur nga Ministria e Kulturës që prej vitit 2003.

Artikulli paraprakSHKODËR, E MOSHUARA: RREZIKOJ TË MBETEM NË RRUGË
Artikulli tjetërSHKODËR, PD SJELL LISTËN E KANDIDATËVE, S’KA SURPRIZA