Për gjuetarët e qarkut të Shkodrës është hapur drita jeshile për të gjuajtur në pyje.

Në fakt kjo do të ndodhë vetëm për muajin dhjetor dhe është e përcaktuar vetëm për të gjuajtur dhelprën e kuqe e cila përcjell tek njerëzit infeksionin e tërbimit. Për gjuetinë e dhelprës së kuqe shoqata e gjuetarëve zhvilloi një takim në Inspektoriatin e Mjedisit. Gjatë takimit u kërkua që të gjuhet vetëm dhelpra e kuqe dhe të mos ketë abuzime sepse moratorium vijon të jetë në fuqi. Vitin e kaluar rezultatet për gjuajtjen e dhelprës së kuqe nuk kanë qenë shumë të kënaqshme duke qenë se janë eleminuar vetëm 13 të tilla ndërsa këtë vit kërkohet që numri të jetë më i lartë.