Partia e Lirisë ka hapur kampingun veror të të rinjve në Jalë. Kreu i PL, Ilir Meta, në fjalën e tij tha ndër të tjera se të rinjtë janë pengesë për qeveritë autoritare që duan të mbijetojnë përmes frikës e presionit.

“Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës.

Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male, jam i sigurt që bashkë do arrijmë atë qëllim që ka PL që nga 25 korriku.

Rinia është një pengesë e pakalueshme për regjimet autoritare që synon mbijetojën përmes frikës, korrupsionin, presionit, sepse ëndrrat e të rinjve janë sfidë që ata nuk përballen dot, ndaj kanë shpresuar se me largimin e të rinjve do realizojnë projektet e tyre grabitqare”, tha Meta.

 

Artikulli paraprakEMRI/ U NDJE KEQ NË QELI, NË SPITAL MBËRRITI I VDEKUR, KUSH ËSHTË 28-VJEÇARI QË HUMBI JETËN NË LEZHË. JA PSE ISHTE ARRESTUAR
Artikulli tjetërFillimi i Superliges. Start jo pozitiv i Vllaznise