
Rruga Shirokë-Zogaj është pranë përfundimit dhe synimi është që deri në mes të majit të jetë gati për sezonin turistik.
Zv/kryeministrja Albana Koçiu, e cila inspektoi punimet, tha se ky segment do të jetë në dobi të qytetarëve e turizmit, ndërsa do të ngrihet një pikë kufitare “one stop”, e cila do të jetë e përbashkët me Malin e Zi për të marrë shërbimet policore e doganore.






