Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inaguruar pikën doganore të Vermoshit që lidh vendin tonë me Malin e Zi.

Rama thotë se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet t’i ndajë.

Gjithashtu Rama ka ftuar Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani e Hapur’’.

‘’Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’- tha Rama.

Artikulli paraprakMINISTRJA E ARSIMIT: ME 15 GUSHT HAPET REGJISTRIMI ONLINE
Artikulli tjetër“NISMA NUK ËSHTË PËRJASHTUESE”, RAMA PËR ‘’BALLKANIN E HAPUR’’: SYNOJMË QË NJERËZIT TË NDJEHEN TË LIRË NË GJITHË RAJONIN