Vijon pa ndërprejre puna për hapjen e kanalit kryesorë në rrugën Shkodër –Velipojë në zonën e Dajçit dhe të Trushit. Kjo ndërhyrje që po realizohet nga Bordi i Kullimit, shërben për kullimin e tokave bujqësore dhe për parandalimin e përmbytjeve në stinën e reshjeve. Ndërsa paralelisht po punohet edhe për hapjen e rrugës brinjë kanalit e cila do të shërbejë për lëvizjen e mjeteve bujqësore

Hapja e rrugës paralele me atë kryesore e cila është e bllokuar prej më shumë se 30 vitesh nga bimësia, do të lehtësoje edhe trafikun në rrugën Shkdoër- Velipojë . ndersa shpesh here prania e makinerive bujqesore ne segemntitn kryesore janë bere shkak edhe aksidenteve. Zona e nënshkodrës është e njohur për prodhimet bujqësore por shqetësim për ta mbeten përmbytjet e shpeshta që përfshijnë këta njësi administrative.

https://youtu.be/9yMioz7zAr4

Artikulli paraprakSHKODËR, KATËR VATRA ZJARRI NË 24 ORË
Artikulli tjetërRRITET INTERSI PËR TURIZMIN MALORË