
Pas përfundimit të reshjeve të borës, Bashkia Shkodër ka siguruar hapjen e rrugës Prekal – Kir – Breg Lumi. Ky segment rrugor tashmë është i aksesueshëm për banorët e zonës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale.