Velipoja hapi sezoni turistik 2022 për të pritur mbi 100 mijë pushues vendas dhe të huaj që frekuentojnë këtë plazh. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i pranishëm në çeljen e sezonit turistik u shpreh se Shkodra ofron për turistët një sërë resursesh me mal, det, liqen dhe lumenjtë.

Kryebashkiaku u shpreh se sërish ato që pritet të jenë më të shumtë në numër në Velipojë janë shtetasit shqiptar të Kosovës.

Edhe pse me një mot jo shumë të mirë të pranishmit që morën pjesë në hapjen e sezonit turistik në Velipojë shijuan lojërat në rërë por edhe sportet ujore ndërsa aktivitetet festive vijuan gjatë gjithë ditës.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË SHQIPËRI/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 20 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE DHE 14 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërVIDEO/ PANIK NË MONACO, INCIDENT I FRIKSHËM PËR SCHUMACHER, MAKINA E PILOTIT NDAHET NË GJYSMË