Velipoja ka celur këtë të Shtune sezonin turistik i cili u parashikua të hapej që me datën 13 Maj por u shty për arsye të motit.

Aktivitete festive, lojera dhe muzike ishin ne fokus te kesaj date qe hap siparin e nje sezoni te ri turistik për plazhin e Velipojës.

Eventi u përshëndet nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër Dritan Meta..

Ndërkohë nënkryetari i bashkisë Dritan Meta u shpreh se Velipoja është në qëndër të vëmendjes së bashkisë Shkodër me një sërë investimesh,ku risi është krijimi i hartës turistike

Velipoja është destinacioni kryesor turistik ne Bashkinë Shkodër, vetem 35 km larg qytetit të Shkodrës, ky plazh ofron një sere mundesish për turistet, c’ka mbetet vetem ti shijoni.

Startimi i sezonit ka nisur ne mengjes per te vijuar gjate gjithe dites me aktivitete te ndryshme kryesisht ato sportive. Ndersa se bashku me sezonin e ri kane startuar edhe pushuesit e pare ditore.

Eventi u transmetua përgjatë gjithë kohës live në ekranin e “Star Plus”.Si cdo vit “Star Plus” mundëson promovimin e këtij aktiviteti.

 

Artikulli paraprakATLETËT E VLLAZNISË “RRËMBEJNË” NJË TJETËR TITULL
Artikulli tjetërKUSHTET E PËRFITIMIT TË SHPËRBLIMIT TË LINDJES