Është hapur vendkalimi i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Pika kufitare Restelicë-Strazimir do të jetë vendkalimi i ri kufitar i cili do t’iu shërbejë banorëve të dy anëve të kufirit, por edhe më gjerë, përkatësisht për të gjithë banorët e dy shteteve fqinje por edhe atyre ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Në ceremoninë e hapjes së këtij vendkalimi i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovki, i cili tha se hapja e këtij vend kalimi do të jetë i sigurt për çështje ekonomike apo private.