Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla është zgjidhur një problem i hershëm. Koçiu shkruan se në shërbim janë 208 mjekë të cilët mbulojnë 213,097 fëmijë në të gjithë vendin.

Postimi i plotë:

”Me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla 🏫 kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve.

💼 208 mjekë stomatologë japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë 👧👶 në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar 🦷🪥

✅ Të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar 🦷 dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm”, shkruan Koçiu.

Artikulli paraprakATENTATI NË SHKODËR, SHPALLET NË KËRKIM AUTORI
Artikulli tjetërPËSON ARREST KARDIAK DHE HUMB JETËN 82 VJEÇARI NË VELIPOJË