Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi nga Shkodra se Shqipëria nuk është ende gati për të hapur negoaciatat për antarësimin në Bashkimin Europian. Sipas ish ministres BE duhet të dalë nga rregulli i meritës dhe të shohë anën gjeopolitike që lidhet edhe me luftën në Ukrainë dhe t’i japë një mundësi vendeve si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.
Arsyeja përse është shtyrë deri më tani ulja në tryezë për hapjen e negociatave për Shqipërinë sipas ish ministres Gjosha është për shkak të 5 kushteve që vendi ynë nuk i ka plotësuar ende.

Ish ministrja e integrimit është skeptike sa i përket hapjes së negociatave me BE për Shqipërinë në qershorin e këtij viti.

Me qëndrimin që ka kryeministri Rama shpesh herë se Shqipëria është gati por BE nuk ka treguar dashamirësi ndaj Shqipërisë, ish ministrja Gjosha nuk është dakord duke thënë se Shqipëria duhet të vërë gishtin në plagët që ka për t’i mbyllur dhe për të mundësuar nisjen e bisedimeve.

Më 23 qershor do të mblidhen në Bruksel 27 vendet anëtare të BE dhe njëra prej pikave të rendit të ditës do të jetë edhe zgjerimi i mundshëm i Bashkimit Europian. Këshilli i Europës do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e 519 eurodeputetëve për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Artikulli paraprakSHENDETI – HEPATITI AKUT TEK FEMIJET
Artikulli tjetërFERMENTIM, RRUGA PA SINJALISTIKË RREZIKON BANORËT