Ditën e sotme është organizuar aktiviteti I hapjes së projektit Filippide në Shkodër, I realizuar nga universiteti “Luigj Gurakuqi”në bashkëpunim me shkollën special “3 dhjetori”. Gjulio Zefi, pedagog në departamentin e edukimit dhe sporteve shprehet se ky projekt synon të fuqizojë personat me aftësi ndryshe përmes sportit duke promovuar përfshirjen dhe zhvillimin e tyre personal.

Ndërkohë I pranishëm në këtë aktivit ishte edhe presidenti I projektit Filippide Nicola Pintus, I cili shprehet se përmes sportit synojnë që të krijojnë mundësi të reja për të përmirësuar jetesën e këtyre personave.

Projekti Filippide ofron përfshirje sportive për personat me aftësi ndryshe, duke ndërtuar vetëbesim dhe shoqërizim përmes aktiviteteve sportive.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E LIGATINAVE
Artikulli tjetërAKSIDENT NE LEZHE, TRE TE PLAGOSUR