Në fjalimin e tij, në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Podujevë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndër tjerash foli edhe për situatën aktuale politike në vend.

Haradinaj, tha se është hera e parë që nga paslufta, që kundër pushtetit, i cili sipas tij, po vepron kundër interesave të qytetarëve Kosovës, ka një kundërshtim të organizuar………….. Sipas Haradinajt, me vetë kundërshtimin e vazhdueshëm të dy marrëveshjeve të rrezikshme, siç është Zajednica me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, Kosova ka arritur një ekuilibër më të afërt politik. Këto dy marrëveshje, Haradinaj tha se kanë rrezikuar gjithë atë që është arritur, madje edhe pavarësinë e Kosovës.