Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kosova duhet të ketë diskutime të brendshme të hapura me shoqërinë civile dhe politikën për dialogun me Serbinë.

Në emisionin “Debat”, në RTK e Kosoves Haradinaj deklaroi se partnerët ndërkombëtarë e kanë dobësuar Kosovën në dialog, kur dihet se Serbia ka ecur përpara në statusin e kandidatëve, ndërkaq Kosova ka ngecuar në këtë drejtim. “Nuk mundesh të kesh dialog me një vend që njëri vazhdon me procese e tjetri të ngec. Partnerët ndërkombëtarë duhet të na ndihmojnë në procese dhe në planin ndërkombëtar” tha ai. Sa i përket ushtrisë së Kosovës, Haradinaj tha se është një mobilizim serioz që Kosova të anëtarësohet në NATO e që kjo doemos tregon se duhet të bëhet ushtria.

Ai tha se anëtarësimi në NATO sjell edhe të mira tjera përfitime sociale etj. Ndërkaq për Listën Serbe se a do ta votojë ushtrinë, Haradinaj tha se nuk kanë diskutuar me ata për këtë çështje, po ashtu as për Asociacionin e Komunave. “Nuk kam fare marrëveshje të nënshkruara me Listën Serbe asnjë “germë”, por më kanë thënë se marrëveshjen e kanë bërë me mua se nuk do i gënjej”.

Artikulli paraprak465 FËMIJË JANË ZHVARROSUR NGA VARRET E LUFTËS NË BOSNJË
Artikulli tjetërRAMA NË SHBA TAKIM EDHE ME KOMPANI INVESTUESE TË WALL STREET