Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë ka qenë pjesë e një darke pune në Bruksel. Gjatë fotografimit që është bërë me të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj ka zgjedhur që kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç ta përshëndes në gjuhën e saj serbisht. Ndërkohë që kryeministrat e tjerë që po qëndronin krah Federica Mogherini i ka përshëndetur në gjuhën angleze, e fundit ka qenë Bërnabiç, të cilën Haradinaj e ka përshëndetur me “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”.

Edhe pse Haradinaj këtu ka përshëndetur në serbisht Bërnabiç-in, ajo nuk ia ka kthyer, vetëm se me zgjatje dore. Më poshtë e keni momentin e përshëndetjes që Haradinaj iu bënë kryeministrave dhe veçanërisht Ana Bërnabiq-it të Serbisë.