
Prej 4 muajsh vijon të punohet me ritëm të lartë në rrugën nga Harku i Bërdicës deri tek ura Bahçallekut. Puna aktualisht është përqendruar në zgjerimn e rrugës gjithshtu dhe vendosjen e trasesë pranë urës së Bahçallekut, ku në fillim të muajit të ardhshëm do të nisë edhe puna për ngritjen e një tjetër ure pranë asaj ekzistuese.
Nga ky projekt pritet të ketë edhe disa ndërhyrje ku do të shemben 4 banesa, pronarët e të cilave do të shpronësohen. Projekti kap vlerën e 11 milionë eurove, ku parashikohet ndërtimi i urës së re dhe zgjerimi i rrugës në 4 korsi.
Ky investim që pritet të përfundojë pas 14 muajve do të lehtësojë trafikun në hyrje dhe dalje gjatë sezonit veror në Shkodër.