“Harrohet” Demarkacioni me Malin e Zi!

Njëra nga çështjet më të diskutuara në vitin e fundit në skenën politike në Kosovë ka qenë demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Ndonëse është pritur që ratifikimi i kësaj marrëveshje shumë shpejt të votohet në Kuvendin e Kosovës, kjo temë ende ka mbetur pezull. Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka theksuar se demarkacioni do të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës, kur të pjekën kushtet e nevojshme. Ai ka thënë se demarkacioni në Kuvend do të dërgohet kur koalicioni qeverisës mendon se i kanë 80 vota. “Sipas llogaritjeve tona, deri më tani nuk janë bërë 80 vota, shtoja këtu faktin që Lista Serbe ende nuk është kthyer në Kuvend. Moszgjidhja e çështjes së demarkacionit, rrezikon ta prolongoj liberalizimin vizave për Kosovën”, ka shtuar Gecaj.Ndryshe, marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ka dështuar të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, edhe pse ishte arritur në gusht të vitit 2015.Kjo për faktin se partitë opozitare kanë kundërshtuar versionin e tanishëm, duke kërkuar që ajo ose të anulohet plotësisht ose të rishikohet.Gjithashtu në “dështimin” e ratifikimit të kësaj marrëveshje ka ndikuar edhe bojkotimi i seancave të Kuvendit të Kosovës nga ana e Listës Serbe, bojkotim që kishte filluar me miratimin Ligjit për Trepçën.