Harroi ndezur ngrohësen digjet banesa, nuk ka të lënduar

 

Përfshihet nga flakët dhe digjet një banesë tek rruga e re e trenit. Ngjarja ka ndodhur sot ne Elbasan.Në vendin e ngjarjes shkuan disa zjarrfikëse të cilat lokalizuan dhe fikën zjarrin. Dëme në njerëz nuk ka nga zjarri, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së banesës, por sipas te dhënave familjarët dyshohet të kenë lënë ndezur një rezistence ngrohjeje. Policia dhe një grup hetimor ndodhen gjithashtu në vendngjarje.

Artikulli paraprakPO KRASISTE PEMËT, 65-VJEÇARI BIE NGA PALLATI E HUMB JETËN
Artikulli tjetërAKUZAT E QERIMAJ, REAGON DREJTORI KROQI