Mbrëmja e 27 korrikut ishte një natë e veçantë pasi në qiell u shfaq ‘hëna epërgjakur’ dhe i fiskoi të gjithë njerëzit anëmbanë botës. Eklipsi më i gjatë hënor i këtij shekulli u pa në mënyrë mjaft të qartë edhe në Shqipëri.

Mirëpo mbrëmjen e sotme do të shfaqet një tjetër spektakël në qiell. Bëhet fjalë për planetin Mars, i cili do të shfaqet 3 herë më i madh dhe më i shndritshëm.

Planeti i kuq për momentin është në qasjen më të afërt të Tokës, 15 vjet. Të dy planetet janë vetëm 35.8 milionë kilometra larg.

Kjo do të thotë se Toka është në ‘kundërshtim’ me Marsin dhe ndodhet në mes të Diellit dhe planetit.

Sigurohuni që të jeni jashtë në darkë që ta shihni pasi nuk do të ndodhë sërish deri në vitin 2050. Astronomi i Universitetit të Sidneit Tim Bedding u shpreh për Fairfax se Marsi do të duket i mrekullueshëm në qiellin e natës.

“Do të jetë e lehtë për tu parë. E gjitha çfarë duhet të bëni është të shikoni “gjënë e ndritshme kuqerreme në qiell,”- tha ai.

Artikulli paraprakEFEKTET SEZONALE FILLOJNË TË “RRËZOJNË” EURON, ARRIN NIVELIN MË TË ULËT QË NGA MESI I QERSHORIT
Artikulli tjetërVIDEO/ POLICIA: 50% E AKSIDENTEVE SHKAKTOHEN NGA KALIMTARËT