Bojkoti 4 ditor i Dhomës së Avokatisë përfundoi pa asnjë reagim nga KLGJ apo Ministria e Drejtësisë, pavarësisht kërkesës së avokatëve që të shqyrtohej sërish harta e re gjyqësore. Sot ndryshe nga vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomat Vendore në Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojnë bojkotin deri më datë 24 qershor.

Vetëm seancat për masë sigurie do të bojkotohen për 2 ditë (21 dhe 22 qershor) nё tё tre Gjykatat qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.

Kujtojmë se harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Artikulli paraprakHOROSKOPI 20 QERSHOR 2022, JA ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, TEMPERATURAT ARRIJNË NË 33 GRADË