Ashtu siç kishin paralajmëruar, avokatët janë ngritur në protestë përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Artikulli paraprak“LOPËT KUNDËR ELITËS”, IRONIA E FORTË E BRAÇES NË KUVEND: NUMRI I TYRE ËSHTË RRITUR, I ZËVENDËSOJNË ME QUMËSHT PLUHUR DHE VAJ PALME
Artikulli tjetërMINISTRJA: DO TË KISHA PRITUR PËR KONTRATAT NË ZYRË! BRAÇE: S’PUNOJ NË MINISTRI UNË, NUK DO PUNOJ KURRË