
“Hartë e ilustrime të arkitekturës së Kolë Idromenos” ishte takimi i zhvilluar në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër. Në këtë takim u zhvilluan diskutime me profesionistë të rinj dhe arkitektë të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër.
Ndërkohë, përfaqësuesja e muzeut “Marubi”, Tea Çuni tregon formën e veçantë të prezantimit të arkitekturës së Idromenos.
Hartat e paraqitura në këtë takim, do jenë pjesë e muzeut “Marubi” gjatë gjithë sezonit veror, në mënyrë që vizitorët e shumtë të kenë mundësinë e përjetimit të një eksperience të veçantë mbi arkitekturën e Kolë Idromenos.