Duke filluar nga dita e sotme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës.

I pari që do të dalë në Gjykatën Speciale është Jakup Krasniqi në oren 11:00 paraditen e sotme, ndërsa ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë sot në oren 15:00.

Seanca per Kadri Veselin do te jete të martën ora 15:00, e të mërkurën me Rexhep Selimin në orën 11:00.

Këto seanca do të jenë publike njofton gjykata speciale e cila ndaj katër të arrestuarve ka ngritur 10 akuza përfshi edhe krimet e luftës, torturën e vrasjen.

Por jo vetëm kjo, sipas akt-akuzës, nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtar të tjerë të UÇK kanë kryer krime të shumta ndaj kundërshtarëve.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është njohur me akuzën zyrtare ndaj tij dhe marrjen të pandehur që prej datës 26 Tetor, ndërsa më 5 Nëntor Prokurori Special ka firmosur urdhër arrestet.